Logo Tiemme
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

Tiemme Raccorderie Sot

Ricerca

Kërkim i shpejtë

Tiemme Raccorderie Sot

Me vendndodhje në Castegnato, në provincën e Brescia, Tiemme ka një fabrikë të rëndësishme për prodhimin e pjesëve prej tunxhi, së bashku me departamentet teknike, tregtare e financiare, duke përfshirë gjithashtu edhe një sektor Sistemesh, i dedikuar për të garantuar një projektim efikas dhe një shërbim këshillimor për impiantet.
Në afërsi të fabrikës prodhuese, Kompania ka krijuar një qendër moderne logjistike, me ndikim të ulët, në po të njëjtën zonë. Qendra përbëhet nga një sipërfaqe e mbuluar me mbi 15,000 m2.
Gjithashtu, departamenti i madh i prodhimit për tuba shumështresorë, PEX (polietilen me lidhje të kryqëzuar) dhe PPR (poli-propilen Random) ndodhet pranë depos.
Fabrika, impiantet dhe i tërë procesi i prodhimit janë krijuar e ndërtuar me një kujdes të veçantë për mbrojtjen e ambientit dhe mirëqenien e punëtorëve, si dhe për të vënë në përdorim zgjidhje novatore për arritjen e këtyre objektivave.
Duke qenë pjesë e grupeve më të mirë-organizuar lidhur me trajtësimin e tunxhit, Tiemme ka arritur të jetë krejtësisht i pavarur dhe të ketë avantazhe ekonomike e organizative, që kanë ndikuar në mënyrë pozitive në tregun e saj referues lidhur me know-how, gamën e gjerë, raportin cilësi-çmim.
Prodhimi dhe tregtimi i mbi 15,000 njësive termo-hidraulike mund të përmblidhet në ofertën e produkteve në vijat e mëposhtme:

  • Xhunta prej tunxhi, bakri dhe bronzi për metale,tuba plastike e shumështresore.
  • Valvulat dhe valvuli mbërthyes për impiantet e ngrohjes.
  • Të formuara dhe të shkrira nga shufrat me bërryla për impiantet e ngrohjes dhe të shpërndarjes.
  • Valvul sferike për përdorime të ndryshme
  • COBRA-PEX (polietilen me lidhje të kryqëzuar), COBRATHERM e GREENLINE (poli-propilen random, si dhe tuba shumështresorë AL-COBRAPEX
  • Tuba lidhës e shumështresorë për impiantet me gaz

Gama e Tiemme plotësohet me ofertën e sistemeve të integruara dhe të shërbimeve, të cilat i japin mundësinë Tiemme të gjej zgjidhje të përsosura për nevojat e impianteve moderne e rehatisë jetësore:

  • Panele tradicionale e rrezatues për ngrohje
  • Ftohje
  • Matja e ngrohjes
  • Pjesë për ngrohje qendrore dhe sisteme
  • Sisteme të avancuara për mbajtjen nën kontroll të klimës.

Tiemme është në gjendje të përballojë shërbimin e para e pas shitjes (që do të thotë, shërbimi ndaj klientelës, për të zbatuar zgjidhjet që ofrojnë impiantet dhe garantimin e asistencës gjatë instalimit), si dhe mbështetje gjatë projektimit, si në sektorin rezidencial, ashtu edhe në atë industrial, falë përdorimit të softuerëve të krijuara apostafat.

Për tregtimin e produkteve të saj, Tiemme ka krijuar një rrjet të gjerë që garanton shpërndarjen jo vetëm në Itali, por anembanë botës, në më shumë se 80 shtete, në të 5 kontinentet, ku është e pranishme kompania.
Filialet e jashtme ndodhen në Valencia (Spanjë), Bukuresht (Rumani) dhe Aspropirgos-Athinë (Greqi). Kompania ka gjithashtu zyra përfaqësie në Kharkiv (Ukrainë), Moskë (Rusi), dhe Peqin (Kinë).

copyright © 2018 - all rights reserved