« Kaloni tek tjetra Tiemme.com
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

Ideja e “mirëqenies”

Ricerca

Kërkim i shpejtë

Ideja e “mirëqenies”

Të zgjedhësh një sistem rrezatues, nënkupton të zgjedhësh MIRËQENIEN.

Sistemet e para me panele rrezatuese të prodhuara në vitet 60’ dhe 70’ u konsideruan shembuj sistemesh bashkëkohore, duke qenë se eliminonin kaloriferët nga pamja, në këtë mënyrë ofronin një liri të plotë për të vendosur mobiliet kudo, pa pengesa. Tubat, prej metali në atë kohë, furnizoheshin drejtpërdrejt nga bojlerët me naftë, domethënë në temperatura të larta. Mungesa e teknologjive moderne, nuk lejoi përhapjen në shkallë të gjerë të këtyre sistemeve. Sot është e lehtë të kuptohet arsyeja: duke furnizuar sistemin me ujë në temperaturë të lartë, temperatura e dyshemesë do të rritej aq shumë, sa të krijonte probleme në qarkullimin e gjakut dhe fryrjen e këmbëve, ndjenjë nxehtësie të tepërt dhe ajër shumë të thatë, si pasues probleme me frymëmarrjen. Sot këto probleme janë zgjidhur. 

Sistemi modern rrezatues është i pajisur me sistem gjeneratori modern të ujit të ngrohtë, si bojler kondensimi dhe pompa nxehtësie që e shpërndajnë ujin në temperatura të ulëta (35°C - 40°C). Kjo, së bashku me sipërfaqen e gjerë të shkëmbimit (temperatura e sipërfaqes luhat nga 29°C deri në 35°C), bën të mundur të plotësojë nevojat e ngrohjes së shtëpisë dhe si pasojë, rrit KOMODITETIN.

Për të rritur mbrojtjen e përdoruesit, i gjithë sistemi është ndërtuar sipas standardit UNI EN-1264.

copyright © 2020 - all rights reserved