Logo Tiemme
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

Përtej cilësisë

Ricerca

Kërkim i shpejtë

Përtej cilësisë

Cilësia për Tiemme, do të thotë cilësi për produktet dhe proceset, në harmoni me ambientin. Këto janë të gjitha detajet që i kanë dhënë mundësinë kompanisë të çertifikojë produktet dhe impiantet e saj. 

Dashuria e Tiemme për produktet e saj, ka nënkuptuar gjithnjë respekt ndaj ambientit, ku nënkuptohet panorama njerëzore e natyrore. 

Në këtë mënyrë, Tiemme është shembull i një industrie në harmoni me ambientin, si dhe ka kontribuar në shndërrimin e prodhimit të pjesëve prej tunxhi, në një prodhim me cikël të mbyllur. 
Faktikisht, gjatë gjithë procesit, që nga faza e parë e trajtësimit, deri tek produkti final, Tiemme ka zhvilluar një sistem për mbledhjen dhe ripërdorimin e mbeturinave, ujërat që dalin nga trajtimi dhe nga ngrohja gjatë disa fazave. 

Një cilësi ekologjike e tërë ciklit industrial, që kufizon konsumin e burimeve natyrore dhe redukton ndikimet në ambient, falë kontrollit të menaxhuar të mbeturinave, optimizimit të konsumit të energjisë dhe ripërdorimit të mbeturinave të ujshme industriale.

Siguria e personelit që punon në fabrikat e saj, është prioritet absolut për Tiemme. Rregullisht kontrollohet niveli i sigurisë, i higjienës dhe shëndetit në vendin e punës, duke kryer ndryshime të vazhdueshme e përmirësime në organizimin e brendshëm. Me këtë pikësynim, Tiemme, i ofron punonjësve të saj trajnime të vazhdueshme, informacione të përditshme, me qëllim garantimin e standardeve të larta të sigurisë.

Tiemme ka qenë ndër kompanitë e para që operonin në këtë sektor, e cila arriti të çertifikohet me ISO 9001, çertifikata e cilësisë për projektimin dhe zhvillimin e produkteve të saj, proceset e prodhimit dhe shërbimit me përmbajtje të lartë teknike.

Cilësia e sistemit të menaxhimit të Tiemme Raccorderie, është e çertifikuar, e bazuar mbi nivelin e shkëlqyer të organizimit dhe prodhimit të ruajtur prej kohësh nga kompania.

konkretisht, gama e gjerë e produkteve të Tiemme, është e kontrolluar dhe e çertifikuar nga strukturat më me emër në nivel ndërkombëtar. Ky është një element thelbësor për njohjen ndërkombëtare të markës tregtare të kompanisë.

Një departament për asistencën, modern dhe efikas, i përbërë nga teknikë kompetentë, shërben për menaxhimin e mbi 120 çertifikatave, aktualisht të lidhura me produktet dhe sistemet e gamës së Tiemme Raccorderie.

» ISO 9001:2008 Certifikimi Cilësor i Sistemit të Menaxhimit
copyright © 2018 - all rights reserved