Logo Tiemme
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

Puno me ne

Ricerca

Kërkim i shpejtë

Puno me ne

Ekspansioni global i Tiemme u mundësua falë përdorimit të teknologjive bashkëkohore si në sektorin e prodhimit, ashtu edhe në atë të menaxhimit.

lavora con noiVetëkuptohet se vetëm me teknologjinë nuk mund të bëhen shumë, e pikërisht për këtë arsye, me kalimin e viteve, Tiemme ka krijuar skuadrën e saj personale të punës me profil të lartë. Nëpunësit e saj, me origjinë jo vetëm nga Italia por nga shumë kombe të tjera të botës, kanë një bazë të mirë teorike e cila zhvillohet e përditësohet vazhdimisht nga kompania gjatë kurseve të formimit profesional dhe trajnimit në punë.

Ambienti i punës është komod dhe stimulues, si një familje e madhe me aftësinë për të punuar në grupe, për të ndarë së bashku informacione e ide, si dhe duke përfshirë personelin e sapo punësuar. Shumica e kësaj skuadre të kualifikuar konsiston në mosha të reja dhe gra. Kompania është më se e ndërgjegjshme se brezi i ri, zotëron ato karakteristika, si vendosmëri, dinamizëm, mendje të hapur, vullnet për të zbuluar e përballuar sfida të reja, të cilat janë karakteristika që duhen vlerësuar.

Përveç kësaj, Tiemme e vlerëson dhe mbron punën e gruas; ajo kujdeset për nënat që punojnë, të cilat kanë pavarësi të plotë në përzgjedhjen e planit të tyre të punës dhe në këtë mënyrë ato mund t’i dedikojnë kohën e duhur familjes së tyre. Gratë kanë të njëjtat të drejta sikurse kolegët e tyre meshkuj, për sa i takon të gjitha mundësive dhe kushteve. Ato gjithashtu mund të fitojnë role të rëndësishme drejtuese në korporatë.


Na dërgoni konkluzionet tuaja
* all fields are mandatory


Name*
Surname*
Telephone*
Email*
Fushat e interesit*
Eksperiencë pune jashtë shtetit*
Vende
Prezantimi
Përmbledhje (PDF, doc, docx, txt)*

Kodi i verifikimit: (CAPTCHA)*


* all fields are mandatory
copyright © 2018 - all rights reserved