Logo Tiemme
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

Kërkimi shkencor dhe zhvillimi

Ricerca

Kërkim i shpejtë

Kërkimi shkencor dhe zhvillimi

Tiemme ka kryer gjithnjë kërkime shkencore lidhur me pikat kyçe të ofrimeve të saj.

Duke qenë në vetëdijeni për ndërlikimin e një tregu gjithnjë e më të shumëllojshëm e më kërkues, Tiemme ka qenë një ndër kompanitë e para të sektorit përkatës, që kuptoi rëndësinë e ngritjes së vazhdueshëm të nivelit të produkteve të saj, duke investuar burime për blerjen e teknologjive më të fundit, me qëllim për të pasur produkte me standarde të larta cilësore.
Që nga momenti i blerjes së kompanisë, në vitet 90’, familja Gnutti ka vazhduar të investojë në laboratorë kërkimorë të brendshëm për sondazhe të kërkesës në treg në vende të ndryshme dhe për zhvillimin e proceseve prodhuese me efikasitet të lartë.
Fazat e konceptit të zhvillimit të produktit dhe të projektimit koordinohen e menaxhohen nga një divizion kompetent i brendshëm i R&D (kërkimi shkencor e zhvillimi).
Procesi kërkimor, konsiston në analizimin e informacionit më kryesor që vjen nga tregu, kuptimi i saktë i nevojave të instaluesve, teknikëve e projektuesve, si dhe shndërrimi i tyre në përdorime konkrete e specifike të produktit.
Njëkohësisht, eksperimentet bëhen nëpërmjet teknikëve laboratorikë, të cilët i shndërrojnë idetë në prototipa, që testohen me ndihmën e teknologjisë më të fundit, e më tej çohen në fazën e industrializimit.
Të kuptosh e t’i paraprish nevojave të gjithkujt që operon në sektorin tonë e që çdo ditë ka të bëjë me projektimin dhe instalimin e impianteve, përbën një ndër veprimtaritë e personelit të Tiemme që duhet të kryejnë nëpërmjet zhvillimit e produkteve gjithnjë e më të fokusuara e novatore.

Ky është një nga sekretet e suksesit të Tiemme.

copyright © 2018 - all rights reserved