Logo Tiemme
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

Gamë e re reduktorësh presioni për impjante në përdorim familjar dhe industrial

Ricerca

Kërkim i shpejtë


E Premte 06 Prill 2018

Gamë e re reduktorësh presioni për impjante në përdorim familjar dhe industrial


Gamë e re reduktorësh presioni për impjante në përdorim familjar dhe industrial

Normalisht, rrjeti i shpërndarjes së ujit karakterizohet nga një presion shumë i lartë dhe i ndryshueshëm që bën të nevojshëm si rrjedhojë instalimin e reduktorëve dhe stabilizatorëve për të mundësuar furnizimin e impjanteve familjarë dhe industrialë, në mënyrë të sigurt.

Gama e re e prodhimit te reduktorëve të presionit Tiemme plotësisht e rinovuar, si në vetë artikujt edhe në proceset e furnizimit, bën të mundur zgjidhjen e problemeve të mësipërme me një seri artikujsh teknologjikisht të avancuar, ofruar në kushtet më të mira të tregut.

Konform normativës europiane të produktit EN 1567, të disponueshëm sipas formave dhe dimensioneve të ndryshme (nga ½” ne 4”), reduktorët e rinj, bazohen në teknologjinë e funksionimit me piston në dhomë kompesimi që garanton një stabilitet më të mirë të vlerës së presionit të projektimit (rikujtojmë që reduktorët janë të gradueshëm nga 1 deri në 6 bar, me zgjedhje të paracaktuar në presion 3 bar) edhe në rastet e ndryshimit të madh të presionit në hyrje.
Karakteristikat e produktit kompletohen me mundesinë për të lidhur një manometër të instaluar me kapëse ¼” për vizualizimin e presionit në dalje.

Shiko detajet


copyright © 2018 - all rights reserved