Logo Tiemme
Logo Tiemme Sistemi
Tiemme_azienda

1000 Miglia

Ricerca

Kërkim i shpejtë

NGECJE MES NOVACIONIT DHE TERRITORIT: TIEMME DHE MUZEUMI I DEDIKUAR GARËS SË MAKINAVE 'MILLE MIGLIA'


Prej kohësh e frymëzuar nga shpirti novator Tiemme ka krijuar me kalimin e viteve identitetin e saj të shquar duke u përqendruar jo vetëm në cilësinë, teknologjinë dhe shkëlqesinë e produkteve të saj, por gjithashtu edhe në kujdesin ndaj lidhjeve kulturore e sociale me territorin, Brescia që ka qenë e aftë të ruaj vlerat dhe traditat e veta me kalimin e kohës. Kultura e punës e konsideruar si një vlerë sociale e ka parë rrethin e Breshiës të fitojë në historinë e sotme rolin kyç të një zhvillimi ekonomik të jashtëzakonshëm.

Të gjitha këto për Tiemme përkthehen në krijimin përgjatë viteve të një sërë pasurish dhe marrëdhëniesh me vendin e saj duke filluar që nga evenimentet e promovimit kulturor me autoritete e shoqata, deri te partneritetet me institucionet. Muzeu MILLE MIGLIA, i dedikuar garës legjendare të makinave, që e ka fillesën në Breshia dhe që tani është kthyer në një garë historike makinash ku Tiemme është anëtare zyrtare, është ndër dëshmitarët më të rëndësishëm të kësaj pasurie.

Me vendndodhje brenda një kompleksi të shkëlqyer arkitektonik të Manastirit Shën Eufemia, në rrethinat e Breshias Muzeu MILLE MIGLIA u themelua me një qëllim ambicioz kulturor dhe edukativ: të ndihmohen vizitorët të mësojnë më shumë mbi një eveniment të jashtëzakonshëm sportiv i cili është njëkohësisht edhe një ndër garat e makinave më të rëndësishme e më të bukura në botë. Njëkohësisht kjo është edhe një vitrinë ku ndërthuren historia, kultura e tradita e vendit tonë me një prezantim tërheqës të monumenteve, peizazheve e vendeve historike të Breshias dhe gjithë Italisë.

Për informacione të mëtejshme: www.museomillemiglia.it

1000 miglia
copyright © 2018 - all rights reserved